Kush jemi më “bala”, ne që e festojmë Vitin e Ri, apo Partia Fjala?
Partia Fjala e Gëzim Kelmendit vazhdon të bën thirrje që Viti i Ri mos të festohet në Kosovë.
Sipas partisë Fjala, Viti i Ri nuk është festë islame dhe si e tillë nuk bën të festohet.
Madje Gëzim Kelmendi i ka hyrë një analize të thellë, duke përmendur edhe shumë tema të tjera vend e pa vend, duke tentuar të jap arsyeje se pse kinse nuk u dashka që festa e Vitit të Ri mos të festohet në shtetin ballkanik, ashtu siç e feston e tërë Evropa.
Duke tentuar të jap arsye bindëse, Gëzim Kelmendi i quan politikanët hipokritë.
“O politikan, “vitin e ri” festoni te shtëpia nëse doni, respektoni popullin dhe shtetin e Kosovës
O politikan dhe ju udhëheqës të institucioneve të nivelit qëndror dhe lokal, vitin e ri festoni te shtëpia nëse doni, e jo me paratë e qytetarëve të Kosovës (96% musliman) të bëni çka të doni.
Me çfarë të drejte fëmijëve musliman ia dërgoni babadimrin dhe dhuratat e vitit të ri në shkolla?
Me çfarë të drejte me paratë e popullit musliman (96%) i stolisni qytetet për vitin e ri?
Viti i ri nuk është festë Islame.
Populli i Kosovës gëzon me shekuj bashkëjetesë dhe tolerancë ndërfetare, por kjo nuk don të thotë që ju muslimanëve të Kosovës të ia keqpërdorni paratë, të ia stolisni qytetet, të ia dërgoni babadimrin nëpër shtëpi dhe shkolla në emër të vitit të ri.
Ju jo vetëm që nuk i respektoni muslimanët e Kosovës, por edhe laicitetin po e shkelni nëpër shkolla dhe institucione.
Se sa jeni hipokrit tregon vrasja e djeshme e policit hero të Kosovës në Istog.
Ju e vajtoni dhe poezi i thurrni policit të vrarë, por paga juaj është 6 herë më e madhe se paga e policëve të Kosovës.
Ju jeni bërë milionera, e qytetarëve i stolisni bredha me paret e tyre.
Ju nuk ngopeni në luksin e juaj, ndërsa policëve, mjekëve, mësimdhënësve dhe të tjerëve iu keni caktuar paga nënçmuese.
Rinisë ia keni shkatërruar ardhmërinë, qytetarët i keni izoluar, tokën e Kosovës vendeve fqinjë ia keni dhuruar.
Turp për juve” shkruan Gëzim Kelmendi./Indeksonline/