75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 06 Tetor 2024 / G T

Kush ka thënë që është plakur? Robert Lewandowski shënon hat-trik për 32 minuta

Skuadra e Barcelonës ka shënuar tri gola gjatë 32 minuta lojë ndaj Alaves në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

Tri golat në këtë takim i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, shkruan Indeksonline

Lewa fillimisht shënoi n ëminutën e 7’të, pas asistit nga Raphinha – pastaj në minutën e 22’të, sërish asist Raphinha dhe në minutën e 32’të, asist Garcia.

Me këto tri gola, Lewa shkon në kuotën e 10 shënimeve gjatë këtij edicioni në La Liga./Indeksonline/