Kush ka thënë që Messi dhe Ronaldo janë plakur?

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po vazhdojnë të shkëlqejnë në skuadrat e tyre.
Ylli argjentinas sonte shënoi dy gola për fitoren e Barcelonës 3 me 0 ndaj Elches, shkruan IndeksOnline.
Me këto dy gola, edhe pse në moshë 33-vjecare Messi bëhet golashënuesi më i mirë në La Liga për këtë sezon me 18 gola.
Numra të njëjtë ka edhe Cristiano Ronaldo. 36-vjecari ka të shënuar 18 gola për ekipin e Juventusit në Serie A.
Kush ka thënë se kjo dyshe është plakur, e ka gabim!./IndeksOnline/