75 Mall Live Search
18:15 / E Martë, 31 Gusht 2021 / AR

Kush manipuloi me shifra në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë?

hekuran murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se janë bërë shumë keqpërdorime për shpronësime në autostradën Prishtinë-Pejë nga Qeveria Haradinaj.

Murati njoftoi se fillimisht është projekti është vlerësu nga Ministria e Financave 30 milionë euro, kurse më pas është manipuluar me shifra, kështu ka arritur në 43 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Por se kush manipuloi me këto shifra, ende nuk është arritur të zbulohet, ka treguar ministri Murati.

hekuran murati

Indeksonline: Kur jemi te vlera, te këto që përmendët kush e ka bërë këtë vlerësim, a ka qenë përgjegjëse Ministria e Financave, njerëzit që kanë punuar atje, a vazhdojnë me punu akoma, a keni marrë ndonjë masë?

“Vlerësimi fillestar është bërë nga Ministria e Financave, problemi këtu është falsifikimi i vlerësimit më pastaj. Aty e shofim problemin. Nuk e dimë, meqenëse auditimi është fokusu vetëm përbrenda fushëveprimit të ministrisë së Financave, numri i protokollit e tregon që vendimi ka dalë me datën 17 maj 2019, ka dalë prej Ministrisë së Financave me këtë vlerësim. Çka ka ndodhë prej Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor derisa ka shku vendimi në Qeveri, ato do të duhej Prokuroria me gjet, dmth kush ka ndërhy në ato tabela, kush i ka prek dhe kush ka manipulu me shifra”, tha Murati./Indeksonline/