“Kush nuk respekton Kushtetuesen, dëshmon se pushteti është më i rëndësishëm se vet shteti”

Njohësi i Çështjeve të Kuvendit, njëherësh analist Albert Krasniqi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese.
Krasniqi tha se janë të pashembullta presionet, kërcënimet dhe tentimet për diskreditim ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Indeksonline.
Sipas tij kushdo që përfshihet në akte të tilla dhe bënë thirrje për mos-respektim të aktgjykimit, dëshmon dy gjëra:
1. Që
është kundër sundimit të rendit dhe ligjit; dhe se
2. Pushteti për ta është më i rëndësishëm se vet shteti.