‘Kush o ktu?’, Ledri paralajmëron diçka të madhe këtë të mërkurë
Reperi i njohur Ledri Vula ka ndezur rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet përkrah emrave të njohur të skenës si Lum B, MC Kresha dhe Adion The Beat.
Me mbishkrimin intrigues “Kush o ktu? E mërkurë 19:00”, Ledri ka paralajmëruar diçka të madhe që pritet të publikohet të mërkurën në orën 19:00, shkruan IndeksOnline.
Në foto, djemtë shfaqen me stil sportiv përpara një perdeje të kuqe, duke dhënë sinjale për një projekt muzikor që pritet të sjellë energji dhe ritme të forta./IndeksOnline/

