“Kush po bëheni…” Luana çon mesazh të fortë nga prapaskenat e “Ferma VIP”

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të veçanta nga prapaskenat e emisionit më të ri, “Ferma VIP”.
Ajo ka zgjedhur t’i shoqërojë imazhet me një mesazh motivues që ka tërhequr vëmendjen e fansave, shkruan Indeksonline.

“Kush po bëheni është më i rëndësishëm se kush keni qenë. Shihemi nesër ora 21:00”.

Me këtë postim, ka krijuar edhe më shumë pritshmëri për episodin e radhës, duke lënë të kuptohet se publiku duhet të jetë gati për zhvillime interesante.

“Ferma VIP” po transmetohet me sukses dhe duket se po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës, ndërsa Luana vazhdon të dëshmojë se është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar./Indeksonline/