75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / kutia

Kush po e bën formacionin për ndeshjen sonte? Kamerat kapin momentin kur djali i Ancelottit pyet Toni Kroos-in!

Sonte zhvillohet super ndeshja mes Chelseat dhe Real Madridit në kuadër të çerekfinales në UEFA Champions League.

Mediat spanjolle po pyesin se kush pritet ta bëjë formacionin te Real Madrid? – pasi kamerat kapën momentin ku djali i Ancelottit po bisedonte me Toni Kroos për formacionin.

Sigurisht që Davide Ancelotti ishte duke biseduar me mesfushorin gjerman për ta caktuar 11-shën më të mirë.

Por lajmi i mirë u dha sot, pasi Carlo Ancelotti pritet të jetë në stol pasi e ka kaluar Covid-19.