75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / AR

Kush tha që nëntori është i ftohtë? Artistët shqiptarë e “ndezën” rrjetin

Katër tema kanë ndezur rrjetin dhe faqet rozë javën e kaluar.

Artistët shqiptarë u kujdesen që ta “ngrohin” muajin nëntor me dramat e tyre.

Indeksonline ka listuar disa nga ngjarjet që bën më së shumti bujë për 7 ditë rresht.

 Rita Ora & Yll Limani – bashkë në “All Natural”

Spekulimet më në fund u bënë realitet.

Rita Ora dhe Yll Limani bashkuan forcat në një superduet që po bën namin në rrjete sociale. “All Natural” është pritur me entuziazëm si bashkëpunimi më ndërkombëtar i një artisti shqiptar këtë vit.

 Afrona Dika – fejesë në heshtje

Modelja dhe influencerja Afrona Dika ka ndezur rrjetet me një foto ku shfaqet me unazë në gishtin e fejesës.

Në një intervistë, ajo konfirmoi fejese duke shtuar se partneri do të mbetet anonim, larg syrit të mediave.

Pas ndarjes së bujshme nga Romeo, Heidi nisi lidhej të re dashurie

Moderatorja shqiptare Heidi, ka nisur të rimarrë veten pas ndarjes së bujshme nga Romeo. Ajo ka postuar gjatë javës që lam pas në rrjetet sociale disa fotografi ku shihet se është surprizuar me trëndafila.

Mesazhi që dha në një intervistë së fundmi bëri të kuptojmë që ajo tashmë është e lumtur në lidhjen e re.

Dafina dhe Fero shkëpusin bashkëpunimin e tyre

Mjaftoi vetëm një “intro” e këngës së tyre dhe dyshja, Dafina dhe Fero, shkëputen lidhjen e tyre.

Sipas menaxhmentit të Dafinës, kënga ishte publikuar me qëllim nga Fero dhe do të publikohet por SOLO, ndërsa menaxhmenti i Feros ekskluzivisht deklaroi se ky projekt ka qenë i këngëtares dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur më me atë projekt.

Rita & Ylli, Afrona, Heidi & Romeo, Dafina & Fero – katër histori që kanë mbajtur publikun të lidhur pas ekranit këtë javë.

Showbizi shqiptar vazhdon të ofrojë drama, dashuri dhe hite, më shumë se kurrë./Indeksonline/