75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / Gj Sh

Kush tjetër pos Mbappes, francezi shpallet “Lojtari i Javës” në Champions League

Kylian Mbappe është shpallur zyrtarisht “Lojtari i Javës” në UEFA Champions League, pas paraqitjes së tij spektakolare ku realizoi katër gola në fitoren dramatike të Real Madridit ndaj Olympiacosit.

Sulmuesi francez shkëlqeu me një “poker” historik, duke qenë faktori kryesor që madrilenët siguruan tri pikë të rëndësishme dhe duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme në këtë edicion të Champions League, shkruan IndeksOnline.

Mbappe ka lënë pas Vitinha-n e PSG-së, Aubameyang-un e Marseille-it dhe Guirassy-n e Dortmundit.

Me katër golat e tij, Mbappé iu bashkua legjendave të Real Madridit – Cristiano Ronaldo, Ferenc Puskas dhe Alfredo Di Stefano – si një nga lojtarët që kanë shënuar katër ose më shumë gola në një ndeshje të vetme të Champions League./IndeksOnline/