Kush v*au Charlie Kirk? FBI ofron shpërblim të madh për informacion

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka shpallur një shpërblim deri në 100,000 dollarë për çdo informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk, e ndodhur më 10 shtator 2025 në kampusin e Utah Valley University, në qytetin Orem, shteti Utah.
FBI i bën thirrje publikut të bashkëpunojë me hetimet dhe të ndihmojë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. Personat që kanë dijeni për ngjarjen, apo që kanë pamje fotografike ose video nga momenti i incidentit, inkurajohen të kontaktojnë menjëherë në numrin 1-800-CALL-FBI, transmeton IndeksOnline.
Materialet vizuale (foto/video) mund të dorëzohen përmes kanaleve zyrtare të FBI-së.

Hetimet janë ende në vazhdim dhe autoritetet federale janë të përkushtuara të çojnë para drejtësisë autorin/autorët e këtij akti të rëndë kriminal.