75 Mall Live Search
15:31 / E Diele, 06 Qershor 2021 / OSH

Kushdo që ia qëllon kësaj pyetje, e fiton një darkë nga Ismet Munishi

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi me anë të një postimi në Facebook ka ofruar një darkë për këdo që ia gjen përgjigjen një pyetje.

Ai ka ka pyetur ndjekësit e tij në Facebook se sa lojtarë të kombëtares së Kosovës kanë punuar bashkë me të, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për futbollistët që kanë udhëtuar në Turqi për dy miqësoret e radhës.

“Nuk pe di as vet sa lojtar që kemi punuar bashkë janë  në Reprezentacionin e Kosovës .Kur po i shoh me të vërtet po më vjen mirë. Por kush ja qëllon sa janë  sakt do ta hajmë një darkë të mirë bashkë. Unë biri yt Kosovë”, ka shkruar Munishi në postimin e tij./Indeksonline/