75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / B O

Kushëriri i bëhet dëshmitar, Alves mund të dal nga burgu

Dani Alves vazhdon të jetë në burg me akuzat për sulm seksual. Ylli brazilian është deklaruar i pafajshëm dhe për këtë ka angazhuar së fundi avokatin e njohur, Cristobal Martell.

Ish-avokati i skuadrës së Juventusit ka gati një dosje me 200 faqe dhe një video 12 minutëshe për të dëshmuar pafajësinë e Alves.

Videoja përmban pamje nga kamerat e sigurisë të klubit të natës Sutton në Barcelonë ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Në video shihet edhe dëshmia e kushëririt të viktimës , i cili sipas rrëfimit të tij, ka qenë duke folur me të pikërisht teksa Dani Alves ka shkuar në tualet . Një dëshmi që mund të jetë shumë e rëndësishme për nxjerrjen e futbollistit nga burgu./Indeksonline/