Kushëriri i Tyson Furyt nokautohet – humb titullin Kampion i Britanisë në pesha të rënda
Të shtunën në mbrëmje, boksi kishte një hero të ri të peshave të rënda.
Daniel Dubois nokautoi mbrëmë Nathan Gorman. Ai i dha vulën në raundin e 5-të duke u shpallur Kampion i Britanisë në peshat e rënda, përcjellë Indeksonline.
21-vjeçari tani ka regjistruar 12 fitore, 11 me nokaut në karrierën e tij profesionale, ndërsa Gorman para kësaj ndeshje kishte një rekord prej 16-0.
Nathan Gorman nuk kishte mungesë mbështetjeje mbrëmë, pasi që në ring i pranishëm për ta përkrahur ishte kushëriri i tij, Tyson Fury./Indeksonline/
Daniel Dubois proving he's the real deal. That right hand is lethal ??pic.twitter.com/FWaKB07qcH
— GiveMeSport Boxing (@GMSBoxing) July 14, 2019