Kushtet atmosferike/ S’ka pritje solemne të kabinetit qeveritar nga Kosova

Ka filluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Elbasan.
Por për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut, kësaj radhe nuk pati pritje solemne të kabinetit qeveritar nga Kosova.
Në mbledhjen e shtatë me rend pritet të nënshkruhen një serë marrëveshjes në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve pritet të ketë konferencë për medie nga kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij Edi Rama./IndeksOnline/