75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kushtet e rënda në familjen me 12 anëtarë – I mituri detyrohet të mbledh shishe për të dërguar para në shtëpi

Kushtet e rënda për të jetuar shpeshherë detyrojnë familjet në Kosovë që të bëjnë punë të ndryshme vetëm e vetëm për nxjerrë bukën e gojës.

Kështu është edhe me të miturin të komunitetit ashkali, Elmedini nga Prishtina që detyrohet të mbledh shishe nëpër rrugë me vëllezërit vetëm e vetëm për të dërguar ca para në shtëpi.

Ai jeton në një familje e cila përbëhet prej 12 anëtarëve ku vetëm e ëma i punon si pastruese.

“1 euro 2,3”, tha Elmedini për Indeksonline kur u pyet se sa para i nxjerr nga puna që i bënë.

I mituri jeton tek ‘Xhamia e Llapit’ mbi hekurudhë dhe ai tregoi se ka nevojë për rroba dhe gjësende të ndryshme./Indeksonline/