75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / A

Kushtetuesja e shpall të papranueshme ankesën e Ramës kundër rregullores së mbeturinave

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kundër rregullores së mbeturinave të miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal.

Sipas Kushtetueses, rregullorja nuk është as ligj i Kuvendit të Kosovës e as akt i Qeverisë, por akt nënligjor komunal, dhe për këtë arsye nuk hyn në kompetencën e saj.

Megjithatë, Zyra Ligjore e Komunës së Prishtinës, me autorizim të kryetarit Rama, ka vendosur që nga shkurti i vitit 2025 të mos e zbatojë rregulloren e 5 dhjetorit. Si pasojë, të hyrat nga faturat e mbeturinave i ka inkasuar vetë Komuna e Prishtinës, ndërsa grumbullimin e mbeturinave ia ka besuar gjashtë kompanive private.