Kushtetuesja ende nuk ka nisur shqyrtimin e lëndëve të PDK-së dhe LDK-së

Përderisa ndër parti politike po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesave të PDK-së dhe të LDK-së për interpretim kushtetues rreth komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit gjykata ende s’ka nisur shqyrtimin e tyre.
Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës, Veton Dula tha se lëndët akoma janë në procedim. “Kërkesat e PDK-së dhe të LDK-së ende janë në procedim”, tha Dula për RTV21.
Bllokada e krijuar në legjislativ tash tre muaj, nesër do të pasohet me një përpjekje të radhës për konstituim të Kuvendit deri sa afati për përfundimin e seancës konstiuive i përcaktuara nga Kushtetuesja vetëm sa po afrohet.
Gjykatës Kushtetuese pritet t’i drejtohet edhe presidentja Osmani zyra e së cilës ditë më parë bëri të ditur se ajo po shqyrton mundësitë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetueses me kërkesën për sqarim të aktgjykimit, në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar.