75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Shaqir Totajt për zgjedhjet në Prizren

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e ish – kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Në arsyetimin saj Kushtetuesja ndër të tjera ka thënë se kërkesa deklarohet e papranueshme për shkak se Totaj nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në rastin e tij.

Për ta lexuar vendimin e plotë klikoni këtu. /Indeksonline/