75 Mall Live Search
12:10 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / F.R

Kushtetuesja kthen seancat, nesër mbahet e para pas mbi një muaji

Nesër në orën 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Janë ftuar të gjithë deputetët e kuvendit të marrin pjesë.

“Seanca konstituive e kuvendit, filluar më 15.04.2025, i vazhdon punimet të premten, më 10.10.2025, në orën 10:00, në sallën e seancave plenare.

Ftohen të gjithë deputetët e kuvendit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se pika e rendit ditës është zgjedhja e nënkryetarit serb./IndeksOnline/