75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / MSH

Kushtetuesja nuk gjen shkelje në Ligjin për Investime të Qëndrueshme

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se nuk ka gjetur shkelje të kushtetueshmërisë në Ligjin për Investime të Qëndrueshme.

Ferat Shala dhe nëntë deputetë të tjerë, në nëntor të vitit të kaluar e çuan në Kushtetuese këtë ligj, disa javë pasi i njëjti u miratua në lexim të dytë në Kuvend, raporton Indeksonline.

Gjykata e deklaroi kërkesën të pranueshme, por që konstatoi se nenet 21, 35, 52 dhe 53 të Ligjit për Investime të Qëndrueshme, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 7, paragrafët 1 dhe 2 të nenit 119, dhe paragrafin 2 të nenit 122.

Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese janë evaluuar gjetjet për këtë ankesë.

“Për pasojë dhe sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, Gjykata ka konstatuar që neni 21 (Këshilli) i Ligjit të kontestuar, nuk është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës dhe paragrafin 2 të nenit 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore] të Kushtetutës” thuhet në  njoftim.