Kushtetuesja rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot (9 tetor) drekretin e Presidentit Bajram Bega për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë që u dekretuan të mbahen më 9 nëntor 2025
Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje pas ankimimit te shkarkimit nga Erion Veliaj.
“Gjykata vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë’ informoi sot zyra e shtypit e Gjykatës Kushtetuese
Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen.
Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në media se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen.