75 Mall Live Search
16:30 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / L K

Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka rrëzuar disa nene të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil, i cili u dërgua për shqyrtim nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Gjykata, ka vendosur të deklarojë kërkesën e pranueshme dhe të konstatojë që nenet 2, 7 dhe 8 të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] në ndërlidhje me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës dhe të shpallë të njëjtat të pavlefshme.

Kushtetusja ka konstatuar që neni 6 i Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës dhe të shpallë të njëjtin të pavlefshëm. që nenet 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe të shpallë të njëjtat të pavlefshme; dhe (v) njëzëri, që në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të shpallë që Ligji nr. 08/L-180 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për dekretim sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar. 

Aktgjykimi fillimisht sqaron që, Ligji i kontestuar ndryshon dhe plotëson Ligjin nr. 06/ për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në katër aspekte kryesore. Së pari, ndryshon përbërjen e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës nga shtatë në pesëmbëdhjetë anëtarë, duke ndryshuar dhe ose plotësuar edhe aspekte që ndërlidhen me kriteret dhe procedurën për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës. Së dyti, eliminon dispozitën aktuale ligjore që garanton imunitetin në vendimmarrje të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës. Së treti, zhvesh Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës nga kompetenca për të vendosur lidhur me ankesat e nëpunësve civilë dhe/ose kandidatëve për pranim në shërbimin civil në pozita të larta drejtuese kundër vendimeve të Qeverisë, përkatësisht pamundëson ankesat e të njëjtëve në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës ndaj vendimeve të Qeverisë, por duke u garantuar të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente në konflikt administrativ. Ndërsa, së katërti, për dallim nga ligji në fuqi për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, statusin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës si të ekzekutueshme, e kushtëzon ose në mungesën e ankesës në gjykatën kompetente ose në rast të ankesës, në nxjerrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë nga gjykata kompetente. 

Deputetët parashtrues të Kuvendit e kontestojnë Ligjin e lartcekur si për nga procedura e ndjekur për miratimin e tij, ashtu edhe për nga përmbajtja e tij. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, në kontekst të së parës, parashtruesit e kërkesës, në thelb, pretendojnë se procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit të kontestuar është në kundërshtim me nenin (Shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit) të Rregullores së Punës së Kuvendit; ndërsa në kontekst të së dytës, në thelb, pretendojnë që Ligji i kontestuar është në kundërshtim me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore], 101 [Shërbimi Civil] dhe 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës, ndër tjerash dhe në esencë, sepse (i) cenon të drejtat dhe liritë themelore të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues për shkak se u pamundëson ankesën në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për dallim nga nëpunësit tjerë civilë, duke ua mohuar për pasojë, të drejtën në mjet juridik dhe për më tepër, në të njëjtën kohë, zhvesh Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës nga kompetenca kushtetuese për të siguruar respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil sipas përcaktimeve të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës; (ii) cenon pavarësinë vendimmarrëse të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, duke eliminuar garancitë për imunitetin në vendimmarrje, në kundërshtim me nenin 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës; si dhe (iii) cenon kompetencat kushtetuese të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës, përfshirë të drejtat e palëve për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, marrë parasysh që eliminohet efekti i “ekzekutueshmërisë” së vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës deri në vendimin e formës së prerë të gjykatave të rregullta.

Pretendimet e parashtruesve të kërkesës, në parim, mbështeten edhe nga Avokati i Popullit dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, ndërsa kundër-argumentohen nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Këta të fundit kundër-argumentojnë se Ligji i kontestuar është në përputhje me Kushtetutën, në esencë, sepse (i) Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës nuk është Agjenci e Pavarur e Kuvendit dhe që burimi i kompetencave të Këshillit është Kuvendi; (ii) Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës nuk mund të kufizojë kompetencat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe që vendimmarrja e saj nuk mund të kufizohet në asnjë rrethanë nga “një trupë kuazi gjyqësore”; (iii) duhet të bëhet dallimi në mes të kategorive të shërbimit civil bazuar në peshën e tyre të përgjegjësisë, kompetencave dhe rolit të përgjithshëm në sigurimin e funksionimit të administratës, ndërsa Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës nuk mund të mbivendosë vendimmarrjen e Qeverisë lidhur me nëpunësit civilë dhe/ose kandidatët për pranim në shërbimin civil në pozita të larta drejtuese, ndërsa të cilëve nuk u cenohet e drejta në mjet juridik, sepse u garantohet ankesa në gjykatat e rregullta përmes konfliktit administrativ; (iv) është në kompetencën e Kuvendit të vlerësojë nevojën e garantimit të imunitetit lidhur me vendimmarrjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur ose jo; dhe vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës mund të bëhen “të ekzekutueshme” vetëm pas vendimmarrjes së gjykatave të rregullta sepse vendimet e Këshillit nuk mund t’i mbivendosen atyre të Qeverisë.  Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, Gjykata fillimisht dhe ndër tjerash, ka shtjelluar parimet themelore kushtetuese lidhur me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës dhe raportin e tij me pushtetin ekzekutiv, siç është saktësuar në kapitullin [Qeveria e Republikës së Kosovës] të Kushtetutës; parimet themelore kushtetuese lidhur me barazinë para ligjit dhe të drejtën në mjet efektiv juridik; dhe (iii) parimet e vendosura nga Gjykata përmes praktikës së saj tashmë të konsoliduar gjyqësore ndërlidhur me funksionin dhe kompetencat e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës që burojnë nga neni 101 [Shërbimi Civil] i Kushtetutës, përfshirë pavarësinë vendimmarrëse të anëtarëve të tij, me theks por duke mos u kufizuar në Aktgjykimet e Gjykatës në rastet lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit.