Kushtetuesja shtyn sërish shqyrtimin e çështjes Balluku
Gjykata Kushtetuese njofton se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar për nesër, është shtyrë.
Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025.Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj, raporton Euronewsalbania.
Gjykata thekson se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet rregullisht në faqen zyrtare të saj./Indeksonline/

