Kushtetuesja ua ndalon çdo veprim deputetëve pas kalimit të afatit 30 ditor

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ex officio, përmes së cilës ndalohen çdo vendim dhe veprim i deputetëve të Kuvendit lidhur me Seancën Konstituive, pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në Aktgjykimin KO124/25.
Masa hyn në fuqi më 27 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 8 gusht 2025. Ajo është vendosur pa kërkesë nga palët, duke u bazuar në kompetencat që Gjykata ka sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Ky vendim është ndërmarrë ex officio, në kuadër të shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së:
“Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.”