Kushtëzimet për KiE, kryetari i PDK-së në Itali, ‘godet’ Kurtin, thotë se PDK do t’i rikthej raportet me miqtë ndërkombëtar

Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi ka thënë se kushtëzimet e vazhdueshme që po i bëhen Kosovës për anëtarësim në KiE janë si rezultat i politikave të gabuara të kryeministrit Kurti, veçanërisht në çështjen e dialogut.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se kushtëzimi për asociacionin dhe manastirin e Deçanit, flasin qartë për kursin e gabuar dhe moskoordinim tash e tri vite mes diplomacisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkomëbtarë.
Postimi i plotë:
Kushtëzimet e vazhdueshme që po i bëhen Kosovës për anëtarësim në KiE janë si rezultat i politikave të gabuara të kryeministrit Kurti, veçanërisht në çështjen e dialogut.
Manastiri i Deçanit, në fillim tani Asociacioni si kusht për anëtarësim, flasin qartë për kursin e gabuar dhe moskoordinim tash e tri vite mes diplomacisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkomëbtarë.
Angazhimi i PDK-së në përgjithësi, dhe mërgatës në veçanti do të jetë që kjo lloj qasje të ndryshoj dhe në një të ardhmë sa më të afërt, qeveria e udhëheqhur nga PDK do t’i rikthej raportet dhe koordinimin me miqtë tanë ndërkombëtare, më të cilët i kemi tejkaluar të gjitha sfidat dhe kemi arritur suksese të mëdh që nga kohërat më të vështira.