75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Kushtoi 1 miliard euro, stadiumi i Tottenham nuk po certifikohet

Stadiumi i ri i Tottenham ende nuk ka marrë certifikatën e sigurisë.

Edhe pse u hap në muajin prill për ndeshjet vendase të Spurs, stadiumi 1 miliard euro nuk është gati, shkruan Indeksonline.

“The Sun” raporton se Presidenti i Tottenham, Daniel Levy ka ndryshuar kontraktuesit që punojnë në terrenin e tyre të ri në një përpjekje për të përfunduar punën që klubit t’i jepet një certifikatë e plotë sigurie.

Stadiumi 1 miliard dollarësh u lejua vetëm për të hapur sezonin e kaluar kur Këshilli Haringey bëri disa lëshime dhe u dha atyre leje të përkohshme për të luajtur ndeshje atje deri në fund të sezonit. /IndeksOnline/