20:39 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kushtrim Bajraktaraj fiton medaljen e argjendtë në kampionatin botëror

Kombëtarja e bodybuildingut dhe fitnessit të Kosovës është kthyer me një medalje të argjendtë nga kampionati botëror, i mbajtur prej 5-11 nëntor në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vendin e dytë e zuri Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë -80 kg.

Granit Kuleta doli i shtati në “Man’s Classic”, Egzon Hyseni i teti, ndërsa Besard Maxharraj i nënti.