Kushtrim Gashi transferohet te skuadra shqiptare nga Mali i zi

Futbollisti Kushtrim Gashi do ta vazhdoj karrierën në Mal të Zi.
Ai është zyrtarizuar te skuadra shqiptare, KF Otrant Olympic, shkruan IndeksOnline.
Gashi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën nga Ulqini.
Kf Otrant-Olympic së fundi ka siguruar pjesëmarrjen në Superligën malazeze.
Kushtrim Gashi së fundi ishte pjesë e Prishtinës, derisa ka luajtur edhe për Ballkanin, Vëllaznimin, Istogun dhe Besën e Pejës./IndeksOnline/