75 Mall Live Search
19:14 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Kushtrim Hoxha shfaq imazhe nga filmi i ri në Amerikë

Aktori i suksesshëm kosovar, Kushtrim Hoxha i cili jeton dhe vepron në Amerikë, po vazhdon t’i përkushtohet profesionit të tij.

Artisti që karrierën e nisi me disa shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin Dodona atë të Gjakovës, e në disa projekte teatrale e filmike, ka arritur të bëhet pjesë edhe e disa projekteve të njohura televizive në Amerikë.

Përmes një fotografie të fundit të postuar në llogarinë e tij Facebook, Hoxha është shfaqur gjatë rolit të tij të ri që e pati në filmin e metrazhit të shkurtë “Jane”,të regjisorit Joey Schëeitzer./Indeksonline/