Kutiat po zbrazen, Bulliqi drejt fitores në Podujevë (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vazhdon të publikojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.
Deri më tani janë numëruar 61,95% të votave, transmeton IndeksOnline.
Shpejtim Bulliqi deri më tani ka marrë 11 mijë e 973 vota apo 52, 87 % të votave.
Ekrem Hyseni nga LDK 8 mijë e 867 vota apo 39,16% të votave.
Isak Shabani nga PDK 6,35% të votave, apo 1 mijë e 437 të votave. /IndeksOnline/
