14:09 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kutitë që e morën në “qafë” NISMA-n, votat nga Serbia!

Votat nga Serbia po dalin të jenë “mollë sherri” që Nisma e Fatmir Limajt mos ta kalojë pragun zgjedhor.

Kësisoj, afro 5 mijë vota Beogradi zyrtar, përmes Zyrës ndërlidhës Kosovë- Serbi Dejab Pavicevic dhe një tjetër zyrtar serb i njohur si Predrag Nikoliq, me 4 tetor i kishin dorëzuar në Republikën e Kosovës.

Indeksonline ka siguruar pamjet e kutive nga Serbia të dorëzuar në pikën e postës në rrugën “Agim Ramadani, në Prishtinë.

Ndryshe, mbi 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ishin helmuar si pasoje e kundërmimit të zarfeve serbe.

Vlen të theksohet se KQZ-ja kishte miratuar 3782 vota nga 5 mijë gjithsej sa ishin. /Indeksonline/