Kuvajti përkrah fuqishëm themelimin e Ushtrisë së Kosovës
Po vazhdon të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Serbia dhe Rusia kanë kritikuar ashpër vendimin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Përfaqësuesi i Kuvajtit i dha mbështetje të plotë nismes së transformimit të FSK-së në Ushtri.
Poashtu ai falenderoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për sigurinë që i dhuroi duke deklaruar se Ushtria e Kosovës nuk do të rrezikojë komunitetet e tjera në Kosovës.
“Kuvajti mbështet nisjen e transformimit të FSK-së në Ushtri. Ne falenderojmë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për sigurinë që na ofroi duke thënë se Ushtria nuk do të rrezikojë asnjë komunitet në Kosovë”.