Kuvend jo funksional, para 3 muajsh është miratuar projektligji i fundit

Kuvendi i Kosovës sot ka seancën plenare, ku në rend dite janë paraparë plot 35 pika të rendit të ditës, transmeton IndeksOnline.
Të gjitha këto janë grumbulluar nga 7 seancat e thirrura e që kanë vazhduar në 27 raste, në 19 ditë të ndryshime.
E në lidhje me këtë ka shkruar edhe hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, i cili ka thënë se hera e fundit kur është kur një marrëveshje ndërkombëtare është votuar ka qenë 16 tetori.
Ndërsa projektligji i fundit e që nuk ka qenë marrëveshje ndërkombëtare, është votuar para më shumë se tre muajsh.
Postimi i plotë i tij:
Në rend të ditës, Kuvendi sot ka paraparë shqyrtimin e plot 35 pikave të rendit të ditës. Këto pika janë grumbulluar nga 7 seanca të thirrura – që kanë vazhduar në 27 raste, gjatë 19 ditëve të ndryshme.
Hera e fundit që Kuvendi ka arritur të miratonte projektligje është 16 tetori, kur ishte votuar një marrëveshje ndërkombëtare. Ndërsa, projektligji i fundit (jo marrëveshje ndërkombëtare) është miratuar para më shumë se 3 muajsh, më 14 gusht – Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Kaq sa i përket funksionalitetit të Kuvendit dhe “stabilitetit” të Ekzekutivit në Kuvend.