75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Kuvendi cakton një seancë për Telekomin dhe një për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka caktuar dy seanca të reja plenare.

Në këtë mbledhje u caktua seancë për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe një tjetër për themelimin e Tribunalit ndërkombëtare për krimet e serbëve në Kosovë, sipas kërkesës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka një muaj që nuk ka mbajtur më seanca plenare. /Indeksonline/