18:06 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kuvendi dështon të zgjedh një anëtar të bordit për RTK-në, përsëritet konkursi

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh një anëtar të bordit për Radio Televizionin e Kosovës.

Nga 85 deputetë sa kanë votuar, 39 vota ka marrë Arian Krasniqi, ndërsa Labehat Abdullahurt 42 vota, ndërsa 4 ishin të pavlefshme.

Kështu, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se do të përsëritet konkursi pasi asnjëri nga kandidatët nuk e ka arritur gjysmën e votave të nevojshme./Indeksonline