Kuvendi do të mbajë edhe dy seanca të tjera këtë javë

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Përveç kësaj seance, Kuvendi mban edhe dy të tjera gjatë javës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë njoftoi se do të ketë seancë të mërkurën për vazhdimin e pikave të rendit të ditës si dhe një tjetër të enjten, të thirrur nga Opozita, për menaxhimin e pandemisë.
Të mërkurën seanca do të nisë në ora 14:00.
Ndërkaq, ditën e enjte, në Kuvned do të mblidhen deputetët me fillim nga ora 11:00.