75 Mall Live Search
16:49 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / MSH

Kuvendi e kryen për sot, vazhdon javën tjetër debatin

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti sot seancën e parë të sesionit vjeshtor.

Nga ora 10:00, në Kuvend u diskutuan tema nga më të ndryshmet, teksa vëmendje më të madhe mori çeshtja e grevave në arsim.

Pikërisht për këtë të fundit do të diskutohet edhe javën e ardhshme, në seancën e radhës.

Seanca “maratonike” e nisur në ora 10 përfundoi pak më herët, ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se e njëjta do të vazhdojë javën e ardhshme.

Data dhe orari i seancës do të përcaktohen në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit.