14:17 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kuvendi formon Komisionin për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria

Me 74 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenime Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria e Kurtit.

Përbërja e të këtij komisioni: Mimoza Kusari-Lila – kryesuese, Labinotë Demi-Murtezi e Fatmire Mulhaxha- Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Veton Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja Eliza Hoxha, e cila në këtë komision është edhe zëvendëskryesuese dhe Bekim Haxhiu e përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa Listën Serbe në këtë komision e përfaqëson Milosh Peroviq, kurse koalicionin Nisma-AKR e përfaqëson deputeti Endrit Shala.

Po ashtu, me 73 vota është miratuar edhe kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovë për miratimin për caktimin e taksës investive prej 0.33 për qind dhe taksës operacionale prej 0.065 për qind për vitin 2020.

Kuvendi ka bërë edhe zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare sipas propozimeve të grupeve parlamentare.