75 Mall Live Search
10:31 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / MSH

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Të hënën dhe të martën, më 18 dhe 19 korrik 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës njofton se do organizojë aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Me këtë organizim, Kuvendi ka ftuar bashkatdhetarët të vizitojnë Kuvendin dhe të takohen me deputetë.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti” thuhet në njoftimin e Kuvendit.