Kuvendi hap dyert për mërgimtarët
Sot dhe nesër, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Me këtë rast, Kuvendi hap dyert për të pritur gjithë bashkatdhetarët.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.