75 Mall Live Search
11:56 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Kuvendi i është bërë si shtëpi, Zemaj për të gjashtën herë deputet

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot është regjistruar në listën e deputetëve për legjislaturën VIII në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ai u regjistrua për herë të gjashtë si deputet.

Zemaj tha se aq sa ndihet krenar, njësoj ndihet edhe detyrues ndaj çdo vone dhe qytetari.

“Për herë të gjashtë deputet, në vendin ku ligjvënësit vihen në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.

Sot e gjithmonë, sa krenar, aq detyrues ndaj çdo vote dhe qytetari në rrugën e shtetndërtimit. Faleminderit!”, shkroi ai./IndeksOnline/