75 Mall Live Search
12:42 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / k.v

Kuvendi i hap dyert për vajzat e komunitetit RAE, ato tashmë mund të kryejnë praktikë në këtë institucion

Me qëllim të rritjes së mundësive të mohuara deri tash për vajzat e komunitetit romë, ashkali, egjiptianë, sot në cilësinë e Kryetares së Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mundësimin e punës praktike në Kuvend me organizatën “Zëri i romëve, ashkalijve e egjiptianëve”, transmeton IndeksOnline.

Deputetja Kurti thotë se statistikat tregojnë që vajzat e gratë e këtyre komuniteteve jo vetëm që nuk janë të punësuara por as nuk kanë kryer një trajnim apo punë praktike ndonjëherë. Andaj, në bazë të kësaj marrëveshje 1-5 të reja e të rinj do të mbajnë punë praktikë në institucionin e Kuvendit.

“Falënderoj kryetarin Glauk Konjufca për mbështetjen e kësaj nisme duke i dhënë Kuvendit rolin që i takon, atë të një institucioni të barabartë e demokratik. Falënderoj Florida Kuqaj dhe “VoRAE” që po na shtyn në këtë aspekt, të asaj që e kemi për detyrë, përpjekjes për barazi”, ka thënë Kurti./IndeksOnline/