Kuvendi i Kosovës bleu LapTop përmes një tenderi, kaq para i kushtoi

Kuvendi i Kosovës përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë.
Këtë herë, është bërë furnizimi me LAPTOP, derisa vlera e parashikuar për tender ka qenë 20 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Infosoft System” SH.P.K dhe i ka kushtuar hiç më pak se 18 mijë e 973,45 euro.

Tutje, në njoftimin e publikuar nga prokurimi bëhet me dije se tenderi me çmimin e përgjegjshëm më të lartë ka qenë 19 mijë e 204,06 euro.

Indeksonline ka kontaktues Kuvendin e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje për numrin, apo edhe nga kush do të shftyrëzohen./Indeksonline/