75 Mall Live Search
16:12 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kuvendi i Kosovës mblidhet në natën e Bajramit, ka shpresë për ndarjen e parave të Pakos Emergjente

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të enjten, më 30.07.2020, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit.

Ky është Propozimi i rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ndryshe mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës tash e sa javë janë në pritje të parave të premtuara nga Qeveria, derisa pikërisht votimi i Buxhetit, ka lënë peng këtë premtim.

E në lidhje me këtë vonesë, ka pas reagime të shumta edhe nga vet politikanë e liderë partiakë./Indeksonline