23:20 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Kuvendi i Kosovës ndanë mijëra euro për tu furnizuar me 60 kompjuterë

Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.

Këtë herë, kërkohet të bëhet furnizimi me kompjuter, shkruan Indeksonline.

Për kontraten “Furnizimi me PC All-in-one”, fillimisht janë ndarë 40.000,00 euro.

Tutje, në njoftimin e bërë nga prokurimi bëhet me dije se kërkohen gjithësej 60 kompjuterë.

Operatori ekonomik do të zgjedhet përgjatë muajit të ardhshëm./Indeksonline/