75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / A. M.

Kuvendi i Kosovës s’është konstituuar ende, dita verore mbetet pa vendime

Përkundër ditës me diell dhe atmosferës tipike verore në kryeqytet, dinamika politike në vend mbetet në pritje. Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, ndonëse ka kaluar seanca e 24-të.

Sot, kryeministri në detyrë, i shoqëruar nga ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës. Pavarësisht mungesës së një ekzekutivi të ri, aktivitetet dhe lëvizjet politike vazhdojnë pas dyerve të mbyllura.

Në mungesë të zhvillimeve konkrete për formimin e institucioneve të reja, qytetarët mbeten në pritje të hapave të radhës nga subjektet politike. Ndërkohë, vera në Prishtinë vijon e qetë – por me shumë pikëpyetje politike në horizont. /Indeksonline/