Kuvendi i Kosovës sot tenton për të 35-ën herë të konstituohet

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish, në tentativën e 35-të për të konstituuar Kuvendin.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:30, raporton IndeksOnline.
Nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë, deputetët kanë dështuar 34 herë për të votuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ngërçi tani është formuar te krijimi i Komisionit për votim te fshehtë, me partitë opozitare që po refuzojnë të propozojnë emrat për anëtarë të komisionit.
Nga ana tjetër, LVV-ja po insiston me ngulm në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit, pavarësisht se tash e 34 seanca nuk po i grumbullon votat e nevojshme./IndeksOnline/