75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Kuvendi i kthen përgjigje presidentit: Mund të vish për raportim, gjatë këtij muaji

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve, sot në orën 15:00 do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar në lidhje me, siç thuhet në kërkesë, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Indeksonline.

Ndërsa në njoftimin e Kuvendit, është shkruar edhe për kërkesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u raportuar deputetëve për agjendën e tij gjatë kohës sa ishte në SHBA.

“Kryesia, gjithashtu shqyrtoi edhe kërkesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për adresimin e tij Kuvendit të Kosovës.

Kryesia u dakordua që ky adresim të realizohet gjatë muajit mars, ndërsa data të përcaktohet në koordinim me Zyrën e presidentit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.