75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 20 Janar 2022 / MSH

Kuvendi i Malit të Zi mblidhet me 4 shkurt, Qeveria buzë rrëzimit

Ditën e 4 shkurtit, Kuvendi i Malit të Zi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, në ora 10.

Rendi i vetëm i ditës në këtë seancë është propozim vendimi për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri malazez, Zdravko Krivokapić, njofton Indeksonline.

“Pas një synimi të qartë të URA, DPS dhe satelitët e saj për të zgjedhur vazhdimisht një qeveri të re të pakicës, bëhet e qartë se zgjedhjet e reja janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën më të vështirë politike në historinë e Malit të Zi”, ka shkruar Krivokapić.

Javën e kaluar, lëvizja “E zeza në të bardhë” nisi një mocion për rrëzim të Qeverisë, në krye me ish-deputetin Dritan Abazoviq./Indeksonline/